Në këtë takim, marrëdhëniet bilaterale ndërmjet të të dy shteteve janë vlerësuar si të shkëlqyeshme. Të dy palët kanë shprehur gatishmërinë që të thellohen edhe më tej, posaçërisht në sferën e ekonomisë dhe turizmit.
Ministri Osmani ka theksuar se Maqedonia e Veriut do të qëndrojë krah Kosovës në rrugën e saj evropiane, duke shprehur mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe në BE. Në këtë kontekst, ai ka kundërshtuar idetë për rivizatimit të kufijve, duke theksuar se Marrëveshja e Ohrit, pavarësia e Kosovës dhe perspektiva euroatlantike e rajonit janë treguar modele të suksesshme.
Presidentja Osmani ka ritheksuar se skenarë të tillë duhet ta parandalohen bashkërisht.
“Nuk pranojmë ide që prekin kufijtë tanë dhe e bëjnë Kosovën jofunksionale”, ka theksuar Presidentja Osmani.
Në takim, ndër të tjera është biseduar edhe situata me pandeminë Covoid-19, në të dy shtetet.
Presidentja Osmani ka thënë se në bashkërendim me Qeverinë po e bëjnë të pamundshmen që bashkë me partnerët ndërkombëtarë t`i sigurojnë vaksinat për qytetarët e Kosovës.