Presidentja Osmani niset për në samitin Bërdo-Brioni

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka publikuar sot në Instagram një pamje derisa ka bërë të ditur se është rrugës për në takimin e liderëve me rastin e 18-vjetorit të Bërdo-Brionit.

Rrugës për në takimin e liderëve me rastin e 10-vjetorit të procesit të Bërdo-Brionit”, ka shkruar Osmani në videon që ka publikuar në Instagram.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani do të marrë pjesë sot në takimin e 10-të të procesit Bërdo-Brionit me pjesëmarrjen e presidentëve të shteteve të rajonit duke përfshirë presidentët e Sllovenisë dhe Kroacisë, të cilët janë nikoqirë të takimit.

Sipas një komunikate të Presidencës, temat që do të diskutohen në këtë samit në Bërdo afër Kranjit janë: rëndësia e procesit Bërdo-Brioni në 10-vjetorin e tij, adresimi i pasojave të COVID-19, rimëkëmbja ekonomike dhe plani investiv i BE, zgjerimi i BE-së si prioritet gjeostrategjik, si dhe përmbyllja e projektit të Evropës së bashkuar me përfshirjen e shteteve te Ballkanit Perëndimor.

Në këtë Samit, presidentja Osmani do t`i paraqesë qëndrimet e Republikës së Kosovës lidhur me temat që do të trajtohen në këtë proces. Në margjina të takimit, Presidentja Osmani do ta zhvillojë takime bilaterale me presidentët e Kroacisë, Shqipërisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut”, thuhet në njoftim./Gazeta Sinjali

Read Previous

Cili ishte reagimi i presidentëve amerikanë në çështjet ku përfshihej Izraeli, përgjatë dekadave

Read Next

Kurti: Deri në fund të muajit do të kemi mbi 140 mijë vaksina të reja