Presidentja Osmani ua kërkon partive politike emrat për anëtarë të rinj të KQZ-së

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osman,i u ka kërkuar partive politike t’i propozojnë emrat për anëtarë të rinj në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

Bekim Kupina, këshilltar i presidentes, ka konfirmuar se Osmani tashmë ua ka dërguar një shkresë grupeve parlamentare që janë regjistruar në Kuvendin e Kosovës.

Ndërkaq ligji për Zgjedhjet obligon presidenten që jo më vonë se 30 ditë pas certifikimit të zgjedhjeve parlamentare t’ua kërkojë grupeve parlamentare propozimet për anëtarë të KQZ-së.

“Presidenti i Republikës së Kosovës, bazuar në rezultatet që kanë dalë nga zgjedhjet e përgjithshme, jo më vonë se 30 ditë pas certifikimit të zgjedhjeve për Kuvend, u kërkon grupeve parlamentare/subjekteve politike që të propozojnë me shkrim kandidatët për anëtar të KQZ”, thuhet në paragrafin 6 – neni 61.

Në këtë nen thuhet se “grupet parlamentare/subjektet politike brenda afatit prej 7 ditësh i dërgojnë propozimet e tyre dhe emërimi nga presidenti bëhet brenda 5 ditësh nga dërgimi i propozimeve”.

Mandati i anëtarëve të KQZ-së është i lidhur me mandatin e ciklit zgjedhor dhe në parim fillon jo më vonë se 60 ditë pas certifikimit të rezultateve. Fillimi i mandatit nënkupton përfundimin e mandatit paraprak.

Kujtojmë se KQZ ka certifikuar më 27 mars rezultatet e zgjedhjeve të 9 shkurtit. /Telegrafi/

Read Previous

Prokuroria Speciale me aksion kontrolli në Kaçanik për rastin e vrasjes së rreshterit Lika

Read Next

Kjo është vlera e pasurisë së Artane Rizvanollit