Presidentja Osmani udhëton për në Kosta Rikë

Me ftesë të presidentit Carlos Alvarado Quesada, presidentja Osmani do të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të ri të zgjedhur të Kosta Rikës, Rodrigo Chaves.

Gjatë vizitës në San José, Presidentja do të takojë udhëheqësit shtetëror të Kosta Rikës, Presidentin e zgjedhur Chaves si dhe do të realizojë takime bilaterale me krerë të shteteve tjera.

Gjatë vizitës zyrtare në Panama dhe vizitës aktuale në Kosta Rika, presidentja Osmani po realizon një sërë aktivitetesh për të promovuar potencialin ekonomik të Kosovës, për të thelluar marrëdhëniet miqësore me shtetet mike në Amerikën Latine, si dhe për të rritur mbështetjen për anëtarësim në organizata ndërkombëtare. /Telegrafi/

Read Previous

Barcelona po mendon shkëmbimin e bujshëm me Manchester City

Read Next

Carpenter: Presim me padurim ditën kur Kosova të jetë shtet pjesëmarrës i OSBE-së