Presidentja Vjosa Osmani ka shprehur mirënjohjen dhe respektin për gratë në uniformë në Ditën Ndërkombëtare të Gruas.
Në postimin e saj në Facebook me foto nga një aktivitet i mbajtur me rastin e 8 Marsit, e para e shtetit ka përshëndetur dhe uruar të gjitha gratë në uniformë, duke theksuar se ato shërbejnë me nder, krenari dhe guxim.
“Me gratë që mbrojnë dhe që shërbejnë, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas. Përkushtimi, profesionalizmi dhe sakrifica e grave police janë shembull frymëzimi për të gjithë ne. Në këtë ditë, riafirmojmë angazhimin tonë për mbështetjen dhe fuqizimin e grave në çdo sektor, veçanërisht atyre që mbajnë mbi supe përgjegjësi të mëdha për shoqërinë tonë. Gëzuar 8 Marsin për të gjitha gratë në uniformë të cilat shërbejnë me nder, krenari dhe guxim”, ka shkruar Osmani. /RTKlive