Presidentja Osmani uron Sekretarin amerikan të Shtetit

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka uruar Marco Rubio, i cili është konfirmuar si sekretar i 72-të i shtetit amerikan.

Osmani në një postim në platformën X shkruan se Kosova mezi pres të punoj me sekretarin Rubio.

“Urime Marco Rubio për konfirmimin tuaj unanim si Sekretari i 72-të i Shtetit i SHBA-së. Kosova mezi pret të punojë me ju për të forcuar aleancën tonë të qëndrueshme, për të promovuar vlerat tona të përbashkëta dhe për të adresuar sfidat e kohës sonë së bashku.

Në emër të popullit të Kosovës ju uroj suksese në këtë rol të rëndësishëm”, shkruan e para e shtetit të Kosovës. /Telegrafi/

Read Previous

Marco Rubio konfirmohet nga Senati si Sekretar i Shtetit

Read Next

Presidenti Trump falë 1,500 persona të akuzuar për përfshirje në sulmin e 6 janarit 2021 ndaj Kapitolit