Prezantohet rrejshëm si person zyrtar, arrestohet i dyshuari

Një person është arrestua pasi që pas një mosmarrëveshje në trafik, ishte prezantuar si person zyrtar si dhe kishte ekspozuar një thikë.

Policia ka njoftuar në raportin 24 orësh se ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës  12:30 në Prishtinë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje në trafik, ishte prezantuar si person zyrtar si dhe kishte ekspozuar një mjet të mprehtë-thikë”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Tutje bëhet e ditur se thika është konfiskuar ndërsa pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti është iniciuar si “Kanosje dhe prezantim i rremë”. /RTK/

Read Previous

Ish-zëdhënësi i NATO-s: Nuk do të ketë luftë në Kosovë

Read Next

12 persona u arrestuan gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë