Data 4 dhjetor 2021 është dita kur Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës ka paralajmëruar hyrjen në grevë. E një gjë të tillë po e shohin si tepër shqetësuese prindërit. Mark Frrokaj nga Këshilli i Prindërve të Gjakovës, thotë se Qeveria duhet të reagojë e të mos lejojë penalizimin e fëmijëve.
Frrokaj tha se nxënësit edhe ashtu kanë humbur mjaft si pasojë e pandemisë një ndërprerje e dytë nuk duhet të ndodhë prapë.
Sipas SBAShK-ut pas 4 dhjetorit nëse nuk plotësohen kërkesat që kryesisht ndërlidhen me ligjin e pagës, atëherë do të ketë protesta. Ndërsa kjo më së shumti pritet të penalizojë nxënësit, të cilët për kohë të shkurtër është dashur të adaptohen me skenare të ndryshme të mësimit.