Prishtina e rikthen Lekndreajn

Daniel Lekndreaj është basketbollist i ri i Sigal Prishtinës.

Në fakt, klubi kryeqytetas përmes faqes së vetë zyrtare në rrjetet sociale ka njoftuar se e ka rikthyer ish-lojtarin e saj.

Bardhekaltrit po tregohen mjaft aktivë këto ditë, që kur ka nisur afati kalimtar veror në basketboll, shkruan “Gazeta Express”.

Prishtina dje ua vazhdoi kontratat Bardh Istrefit e Jon Ismajlit, me të cilët nënshkroi për tri vjet.

Ata paraprakisht i transferuan basketbollistët amerikanë, Rashad Williams, Jalen Moore e Damiree Burns.

Prishtinasit pritet të bëjnë përforcime të tjera në ditët në vazhdim.

Ata synojnë ta kenë një sezon mjaft të suksesshëm dhe ta rikthejnë titullin e kampionit pas një kohe të gjatë pritjeje, por të kenë eksperiencë pozitive edhe në garat evropiane. /Gazeta Express/

Read Previous

Ambasadori Rohde mbështet linjat e kuqe të KFOR-it për urën dhe kërkon shtensionim

Read Next

Gjykata pezullon ndalimin e botimit të revistës gjermane të ekstremit të djathtë