Dy persona janë arrestuar në Prishtinë pasi që kanë penguar dhe sulmuar policët që ishin në kryerje të detyrës.
Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 22:00 në rrugën “Fehmi Agani”.
Në njoftim thuhet se të dyshuarit ishin nën ndikimin e alkoolit.
Policët e sulmuar kanë pësuar lëndime trupore dhe atyre u është ofruar tretman mjekësor.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe me urdhër të tij, të dyshuarit janë dërguar ne mbajtje.