Pritet pjesëmarrje masive në varrimin e babait të Hashim Thaçit

Babai i Hashim Thaçit, Haxhiu, do të varroset ditën e sotme në Burojë të Skenderajt nga ora 15:00.

Gjatë ditës, do të ketë homazhe dhe mbledhje komemorative në palestrën ‘Ilaz Kodra’ në Skenderaj.

Duke qenë se për varrimin e babait Gjykata Speciale nuk e ka lejuar të vijë Thaçin, kjo ka nxitur reagime të shumta.

Në varrim pritet pjesëmarrje masive, të cilën shumëkush në rrjete sociale e ka quajtur edhe mesazh për Gjykatën Speciale.

Specialja nuk e ka lejuar ish-presidentin Thaçi të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të babait të tij.

Lajmi është bërë i ditur nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL e UÇK-së), e cila ka reaguar ashpër ndaj këtij vendimi, duke e cilësuar atë si të padrejtë dhe thellësisht të papranueshëm.

Për këtë vendim, kanë reaguar liderë politikë në Kosovë, Edi Rama në Shqipëri, e deri te Richard Grenell në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /GazetaSinjali/

Read Previous

“Condé Nast Traveller Germany” e rendit Shqipërinë ndër destinacionet turistike më premtuese në Europë

Read Next

Nisin homazhet për Haxhi Thaçin