Lëvizjet e qytetarëve në qytet sot ishin dukshëm më të mëdha, sepse shumë prej tyre ju drejtuan kutive të votimit për të zgjedhur personin i cili do të udhëheq me komunën e Gjakovës gjatë 4 viteve të ardhshme. Pritshmëritë e tyre janë të ndryshme. Ka të atillë të cilët presin ndyshime nga këto zgjedhje duke u shprehur se mirëqenia e tyre do të jetë më e mirë.
Mirëpo ka edhe qytetarë të cilët konsiderojnë se kanë zero ndryshime pozitive .
Theksojmë se nga qytetarët e takuar sot, kishte edhe të atillë të cilët ende nuk e kishin përfunduar procesin e votimit por që na thanë se do ta bëjnë së shpejti.