Priyanka Chopra është aq e zënë sa takohet me të shoqin 1 herë në muaj

Prej më shumë se dy vitesh, Priyanka Chopra është e martuar dhe çmendurisht e dashuruar me Nick Jonas. Ata kaluan gjithë karantinën bashkë, por tani që i janë rikthyer punës, duhet të skedulojnë një takim për t’u parë me njëri-tjetrin. 1 herë në 3 javë sepse atje jashtë është botë e egër.

Duket pak e çuditshme ta takosh gruan/burrin gati një herë në muaj, por duket se çifti ka vendosur 1 rregull që nga momenti që janë martuar me njëri-tjetrin dhe do t’i qëndrojnë besnikë gjer në fund.

“Kudo që jemi nëpër botë, ne do të fluturojmë drejt njëri-tjetrit të paktën 1 herë në muaj për disa ditë. Ishte rregulli i parë që vendosëm pasi u martuam. Ndryshe i binte të mos shiheshim fare. Bashkë me ne u martuan edhe skuadrat tona. Eshtë një familje e madhe, nuk jam vetëm unë dhe ai. Janë skuadrat tona të cilat duhet të jenë në dijeni për skedulimet.”- u shpreh Priyanka.

Sipas aktores, nëse partnerit të saj i ngulitet diçka në mendje do ta bëjë se s’bën, duke zbuluar se tipari më seksi i të shoqit është besimi që ka tek vetja dhe ka përcjellë tek ajo që nga momenti i parë që janë njohur.

Burimi: BuzzFeed

Read Previous

Një rutinë mëngjesi me 5 hapa për t’u ndjerë më produktivë

Read Next

Amazon të hyra rekorde, mbi 125 miliardë dollarë