Komuna e Prizrenit e ka fituar një projekt për ndërtimin e stazës për biçiklistë të tipit “Pumptrack”, shkruan Gazeta Sinjali.
Këtë e ka bërë të ditur kryetari i komunës, Mytaher Haskuka.
Haskuka ka thënë se ‘Pumptrack’ është një stazë e valëzuar dhe e përshtatshme për të gjithë.
“Biçiklistët këtë stazë mund ta shfrytëzojnë duke mos i përdorur pedalet për ndalim, ndërkaq për realizimin e këtij sporti, Drejtoria e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik, po ashtu do të organizojë trajnime të ndryshme profesionale”.
“Prizreni do të vazhdojë të bëhet krye-qendër i atraksioneve të ndryshme sportive e turistike!”, ka shkruar Haskuka./GazetaSinjali