Janë bërë pesë ditë qëkur 4 shtëpi të familjes Shala në fshatin Raqë kanë mbetur pa energji elektrike.
Pashk Shala njëri nga pronarët e shtëpive pa energji elektrike deklaron se përkundër faktit që rastin e kanë lajmëruar disa herë në kompaninë KEDS, ata janë përgjigjur se ky problem është i natyrës idividuale dhe si i tillë ka mbetur ende i pa zgjidhur.
I kontaktuar nga Tv Syri, zëdhënësi i KEDS Viktor Buzhala thekson se “Keds nuk ka të drejtë as përgjegjësi të intervenojë në asete private”.
Tutje Shala thekson se dëmet nga ky problem tashmë janë afro 10 mijë euro dhe nga po i njëjti problem lehtësisht kanë mundur të kenë edhe humbje të jetës së njerëzve.