Procesi zgjedhor në Gjakovë vlerësohet i qetë dhe pa incidente

Policia e Kosovës realizoi me sukses planin operativ për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, që kishte për qëllim ofrimin e sigurisë, mbajtjen e rendit, qetësisë dhe sigurisë publike në vend para, gjatë dhe pas procesit të zgjedhjeve si në tërë territorin Kosovës ashtu edhe në rajonin e Gjakovës, kështu tha komandanti i sapo emëruar i stacionit policor, Major Milazim Lumi.

Major Lumi njëherit theksoi se bashkë me zyrtarë të tjerë të këtij institucioni shtetëror do të jenë në krye të detyrës me përgjegjësi të plotë dhe profesionalizëm.

Dihet se gjatë katër ditëve të fundit ka pasur një numër të konsiderueshëm të hyrje daljeve në pikat kufitare. Por falë menaxhimit, kontrollit dhe mbikqyrjes situata edhe në rajonin perëndim ka qenë e qetë dhe pa incidente kështu tha, Kolonel Nexhmi Krasniqi.

Policia e Kosovës mbetet  e përkushtuar në garantimin e rendit kushtetues, krijimin e një ambienti të qetë dhe të sigurtë për të gjithë qytetarët.

Read Previous

Për Pavarësinë e Kosovës, shfaqen tre filma kosovarë

Read Next

Mësimi në të gjitha shkollat e Gjakovës, vazhdon nesër