Profesionistët shëndetësorë flasin për incidentin në Qendrën e vaksinimit në Gjakovë

Orarit në Qendrën e vaksinimit i erdhi fundi por këtë nuk e respektoi një qytetar. Ai kërkoi me ngulm të vaksinohet ani pse dyert e Qendrës ishin mbyllur për të mos pranuar më qytetarë por duke u kujdesur që t’i vaksinojnë ata që tashmë kishin zënë radhën e po prisnin.

I revoltuar qytetari në fjalë kishte njoftuar policinë dhe kishte postuar në rrjetin e tij social. Me të kuptuar këtë TV Syri menjëherë kontaktoi kryeinfermieren e Qendrës së vaksinimit në Gjakovë, Makfirete Berisha e cila tha se lajmi është i vërtetë. Ajo deklaroi për Syri-n se ngjarja përfundoi pa incidente dhe se ky i fundit e kishte fshirë postimin nga rrjeti social duke qenë se incizimi është i ndaluar, gjë që në Qendrën e vaksinimit nuk ishte e shkruar askund.

Policia dha vërejtje për Qendrën e vaksinimit pasi nuk e kishin bërë të ditur për qytetarët me anë të simboleve ashtu siç ndodh rëndom në vendet publike, se ndalohet incizimi pa leje dhe se duhet menjëherë ta rregullojnë.

Orari në Qendrën e vaksinimit përfundon në orën 20:00./TV Syri.

Read Previous

Ambasada e SHBA-së në Kosovë: Nuk do të transferohen në Kosovë “afganë të papranueshëm për Amerikën”

Read Next

Një fushë në fshatin Marmull kaplohet nga zjarri