I ftuar Në Katër Sy ishte Rasim Bejtullahu, profesor universitar i fizikës teorike. Ai tregoi se si dhe pse vendosi që ta zgjedh këtë rrugë. Bejtullahu ishte shumë kritik ndaj mënyrës se si sot po studiohet e po shkruhet literaturë pa ndonjë kriter. Nëse ti sot synon të shkruash një libër dhe mbledh materiale e shfleton nga libra të tjerë ti nuk je autor, ti je një mbledhës tekstesh tha ndër të tjera profesori.
Poashtu Profesor Bejtullahu është i pari që futi astronominë si lëndë universitare, madje ai tha se i është dashur që këtë gjë ta bëjë dhe me forcë pasi e tilla nuk u pranua nga të tjerët nga të ashtuquajturit nga profesori “palaço”.
I pyetur se cili është komenti apo këshilla e tij për të gjithë maturantët e profesorët ai tha se në fakt nuk e ka ndonjë koment por zgjodhi këtë rast të tregojë që edhe kuadri universitar në fakt i ka të metat e veta, pasi ka mungesë fizikantësh. Nuk ka fizikantë, ka më shumë fizikantë të konvertuar psh. nga biofizika.
Profesori e mbylli kështu intervistën e tij: S’ka fizikë fare, nuk po e pret asnjë e ardhme atë se nuk ka fizikantë të rinj. Unë paguaj 1 mijë $ vetëm më tregoni emrin e një fizikanti që ka doktoruar në Fakultetin e Shkencave të Natyrës. Për më shumë ndiqni intervistën e plotë: