Ndonëse në kohë pandemie, kjo nuk i ndaloi Këshillin Koordinues të Shoqatave Shqiptare në Austri, në bashkëpunim me organizatën Kä dhe “Tv Syri”, të sjellin një program artistik kushtuar ditës së Pavarësisë së Kosovës.
Epiqendër e këtij programi ishte kultura shqiptare, arkitektura, tradicionalja e shkrirë bukur në atë të Vjenës, si dy vende me tradita të lashta.
Programi filloi me interpretimin e mezzosopranos, Flaka Goranci dhe me një bashkëbisedim edukativ dhe informativ me dy fëmijë shqiptarë: Nita dhe Tomori që jetojnë në Vjenë.
Pjesë e programit ishin dhe Grupi “Ashikët” të cilët u kujdesën të sjellin një repertor të larmishëm me këngë patriotike dhe popullore nga të gjitha trevat shqiptare. Ata përformuan në ambientet e Muzeut Etnografik të Gjakovës, xhiruar mjeshtërisht nga produksioni Tv Syri.
Ky organizim u bë në kuadër të “Javëve të Kulturës Shqiptare në Austri”, i cili u transmetua në TV Syri.