Që nga themelimi e deri më tani Qendra Didaktike në Gjakovë e cila është pjesë e departamentit për zhvillimin profesional të mësimdhënësve arriti të mbaj dyert hapur pavarësisht sfidave nëpër të cilat kaloi. Nga 180 projekte të ofruara nga Ministria Arsimit Shkencës Teknologjisë dhe Inovacionit dhe disa partnerë të tjerë, 20 prej tyre janë të Qendrës Didaktike.
Periudha pandemike ishte tejet e vështirë për këtë qendër, sepse shumë aktivitete të planifikuara morën dimension tjetër.
Theksojmë se ky institucion vazhdimisht ka qenë në shërbim të mësimdhënësve duke ju ndihmuar atyre në shfrytëzimin e hapësirave dhe kabineteve për organizim të trajnimeve të ndryshme të cilat kanë plotësuar ngritjet e profesionale të tyre.