Prokuroria Speciale me urdhër arrest për tre persona

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka bërë dy kërkesa për lëshim të urdhër arrestit për tre persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Speciale njofton se kërkesa e parë e urdhër arrestit ka të bëjë kundër një personi për veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile” sipas ligjeve në fuqi dhe konventave ndërkombëtarë.

Ndërkaq, kërkesa e dytë e urdhër arrestit është kundër dy personave, për veprat penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” nga neni 283 paragrafi 1 të KPRK-së, lidhur me veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ nga neni 422 paragrafi 1 i KPRK. 

/Telegrafi/

Read Previous

Shënon ulje numri i të hospitalitalizuarve me COVID-19

Read Next

Kush është shkencëtarja e parë shqiptare që u pushkatua nga regjimi komunist?