Promovohet monografia “Ruajtja praktike e trashëgimisë arkitektonike në Kosovë”

Shoqata e Intelektualëve “Jakova” ka organizuar promovimin e monografisë profesionale të arkitektit Flamur Doli. Monografia me titull “Ruajtja praktike e trashëgimisë arkitektonike në Kosovë”, zgjoi interesim të madh tek gjakovarët të cilët në numër të madh ishin prezent në Muzeun Etnografik të Gjakovës. Sipas arkitektit Sali Spahiu, kjo vepër është udhërrëfyes për shumkë jo vetëm për arkitektët.

Përkushtimi me të cilin është punuar kjo vepër e bën atë tejet të veçantë sipas kryetarit të Asosiacionit të Arkitektëve të Kosovës, Masar Dushi i cili po ashtu ndau disa opinione mbi këtë monografi me të pranishmit.

Kontributi i profesorit Doli në arkitekturën kosovare ka qenë i pashoq sipas Ilir Gjinollit, ligjërues në Universitetin e Prishtinës.

Falenderues për tërë këtë organizim u shpreh vet autori i monografisë Flamur Doli.

Flamur Doli është inxhinier i diplomuar i Arkitekturës, studiues i arkitekturës popullore, restaurator. Është autor i shumë veprave dhe ekspozitave shkencore ndërkombëtare dhe kombëtare nga lëmi i arkitekturës popullore të Kosovës.

Read Previous

Studiuesi Shkodran Imeraj promovon monografinë “Kosova1968-1990” në vendlindjen e tij

Read Next

IP “Ganimete Tërbeshi” shënon ditën e Pavarësisë së Kosovës