Meqë e gjithë bota po përballet me pandeminë globale Covid 19, Posta e Kosovës ka promovuar pullën postare në nderim të mantelbardhëve. Janë këta që në ditët më të vështira e që ende janë duke shërbyer për qytetarët ndaj zhdukjes së Covid-19 u shprehën përfaqësuesit e Postës së Kosovës në Gjakovë.
Drejtori i spitalit regjional ‘’Isa Grezda’’ në Gjakovë, Hilmi Shala ka falënderuar Postën e Kosovës për këtë promovim, është nderim i madh për ne dhe mantelbardhët është shprehur ai.
Përfaqësuesit e të dy palëve thanë që do të jenë në gjendje gatishmërie për cdo gjë që nevojitet në këtë kohë pandemie.