Dita e sotme e Mitingut të Poezisë i është kushtuar profesorit dhe historianit Muhamet Rogova, konkretisht dy veprave të tij;”Portrete Atdhetarësh dhe Arsimdashësish” si dhe “Formimi dhe veprimtaria e Shoqërisë Rrufeja”.
Fjalët e mira mbi veprat e profesorit nuk I kursyen anëtarë të shoqatës e të pranishhëm të tjerë të cilët çmuan lartë veprimtarinë e tij.
Të pranishmëve ju drejtua edhe shkrimtarja Mevlyde Mezini Saraqi e cila edhe është bashkëpunëtore e ngushtë e profesorit Muhamet Rugova duke qenë edhe redaktore e disa prej veprave.
Vetë profesori Rugova teksa falenderoi të pranishmit për pjesmarrjen tha se përmes veprave të tij është munduar “t’i dal hakut” siç tha ai disa prej figurave të rëndësishme të rezistencës kombëtare dhe jo vetëm.
Ky promovim është mbajtur në kuadër të mitingut të 58-të të poezisë në Gjakovë, që njëherit mblodhi një numër të madh të shkrimtarëve, intelektualëve e adhuruesve të tjerë të veprave letrare.