Pse fytyra ka nevojë çdo ditë për vitaminën C?

Vitamina C (Acidi Askorbik) është antioksidant natyral i trupit që luan një rol të rëndësishëm në rritjen e imunitetit njerëzor. Për lëkurën, vitamina C luan një rol në sintezën e kolagjenit si një molekulë që është e rëndësishme për shëndetin e lëkurës sonë. Shumë dermatologë e konsiderojnë vitaminën C  si një medikament kundër plakjes së lëkurës, e cila redukton ndjeshëm inflamacionet e saj dhe nxit riparimet e qelizave të dëmtuara.

Vitamina C është një pjesë e rëndësishme e shëndetit të lëkurës për shkak të funksionimit të saj si një prej antioksidantëve të rëndë dhe një faktor i rëndësishëm për sintezën e kolagjenit.  Ajo është e rëndësishme për fiziologjinë e lëkurës, promovon sintezën e kolagjenit dhe formimin e substancave ndërqelizore si dhe përmirëson proçesin riparues të indeve të lëkurës.

Benefitet e Vitaminës C

Përmirëson shëndetin e lëkurësE mira kryesore e vitaminës C për lëkurën është roli i saj në sintetizimin e kolagjenit. Ajo ndihmon gjithashtu në mbrojtjen nga rrezet e diellit dhe zvogëlon shfaqjen e akneve. Ndërsa ekspertët vërejnë se suplementet e vitaminës C nuk ndikojnë në ndryshimin e ngjyrës së lëkurës. Por megjithatë, ata paralajmërojnë se përdorimi i vitaminës C ruan lëkurën, nëse përdoret për aq kohë sa rekomandohet nga doktori, pasi në fund të fundit është një acid. Kur blini produkte me vitaminë C për mbrojtjen e lëkurës, ekspertët rekomandojnë se ato duhet të kenë përqendrim të lartë të acidit asorbik L, mes 10-20% dhe një pehash të ulët, më pak se 3.5.

Shpejton proçesin e shërimit: Vitamina C është një mrekulli për lëkurat e prirura drejt akneve, pasi ndihmon në përshpejtimin e proçesit të shërimit. Gjithashtu djegiet nga rrezet e diellit, puçrat apo reaksionet alergjike shërohen më shpejtë përmes vitaminës C.

Zvogëlon inflamacionin: Vitamina C ka veti anti-inflamatore dhe është e shkëlqyer për qetësimin e lëkurës. Zgjidhni një serum të pasur me vitaminë C për të reduktuar fryrjet e syve apo lëkurës.

Hidraton lëkurën: Kjo vitaminë është e mrekullueshme për lëkurën e thatë, pasi rrit lagështinë në lëkurë dhe e mban atë të hidratuar.

Stimulon lëkurë të shëndetshme dhe me shkëlqim: Vitamina C i jep lëkurës së lodhur shkëlqim duke nxitur prodhimin e kolagjenit. Kjo ndihmon në largimin e rrudhave dhe nxit një lëkurë të fortë dhe të tendosur.

Në mungesë të Vitaminës C

Lodhje: Personat që vuajnë nga mungesa e vitaminës C, janë të predispozuar të lodhen shpejt dhe të ndjehen të pafuqishëm. Lodhja për një periudhë të gjatë, është treguese e disa sëmundjeve.

 Lëkurë e thatë: Gjendja jo e mirë e lëkurës jep sinjale që trupi nuk po merr mjaftueshëm vitaminë C si dhe vitamina të tjera.

Çrregullime emocionale: Personat që vuajnë nga mungesa e vitaminës C, shfaqin shenja nervozizmi dhe luhatje të humorit.

Dhimbje të muskujve dhe kyçeve: Dhimbja e gjymtyrëve apo kyçeve, mund të jetë një simptomë e mungesës së vitaminës C.

Në fund por jo më pak e rëndësishme, përpiquni të konsumoni sa më shumë fruta dhe perime, pasi vitamina C gjendet edhe tek ushqimet.

/GazetaShëndeti/

Read Previous

Pse dëgjojmë tingullin e një zileje te veshët? Ja nga çfarë shkaktohet ajo

Read Next

Krasniqi: Pandemia duhet të jetë front i përbashkët në interes të qytetarëve