E një gjë të tillë po e konfirmon edhe drejtoresha e shëndetësisë në Komunën e Gjakovës, Afërdita Spahiu Shllaku. Mes tjerash ajo tha se ne si drejtori kemi kryer atë që kanë kërkuar e pse ende nuk është në funksion mbetet në përgjegjësinë e menaxhmentit të kësaj qendre.
Ekipi i TV Syrit kontaktoj menaxhmentin e QKMF në Gjakovë, objekti i vjetër dhe të njejtit propozuan që për secilën qështje ti drejtohen Drejtorisë së Shëndetësisë në Gjakovë.
Spahiu Shllaku gjithashtu bëri të ditur se aktualisht kemi doza të mjaftueshme të testeve rapide për qytetarët.
Nga Drejtoria e Shëndetësisë dhe mirëqenies sociale njoftojnë gjithë qytetarët që nga dita e nesërme testet rapide do të fillojnë nga ora 8 e mëngjesit deri në 12.