PSG, Enrique: Fitorja ndaj Liverpool ishte speciale, na dha krahë

Pasi eliminoi Liverpool nga Champions League, skuadra e PSG arriti një fitore të rëndësishme edhe në kampionat. Kampionët e Francës mundën 3-1 Marsejën, skuadrën e vendit të dytë në Ligue 1.

Tashmë diferenca në renditje është jashtëzakonisht e madhe, +19 pikë për PSG, ndërkohë që kanë mbetur edhe 8 javë nga përfundimit i kampionatit. Çka do të thotë se PSG mund të festojë që në fillim të prillit titullin.

“Do të festojmë kur të vijë koha. Është një avantazh i madh, por asgjë nuk ka përfunduar ende. Fitorja e fundit ndaj Marsejës ishte e veçantë, pasi mposhtëm një rival të fortë, që luante për pikë”, tha Luis Enrique.

“Mendoj se jemi në një moment të mirë, madje edhe në aspektin psikologjik. Fitorja ndaj Liverpool ishte special, na dha krahë. E dimë që nuk mund të luajmë çdo ndeshje në 100% të mundësive, por jemi të lumtur me çka kemi arritur”, tha Enrique. /Telesport.al/

Read Previous

Rriten kërcënimet ndaj gazetarëve, kërkohet mjedis i sigurt për ta

Read Next

​Astronautët e NASA-s po kthehen në Tokë pas 9 muajve