PSG nxjerr në shitje dy yje në janar

Pritet ndryshime te Paris Saint Germain në afatin kalimtar të janarit, por vetëm sa i përket largimeve.

Paris Saint-Germain (PSG) nuk planifikon të nënshkruajë me lojtarë të rinj në afatin e ardhshëm të transferimeve dimërore, sipas PSG Report .

Klubi francez kishte shpresuar të sillte një qendërmbrojtës dhe anësor të ri, por me rikthimin e Lucas Hernandez dhe Goncalo Ramos , këta lojtarë do të konsiderohen si nënshkrime të reja për PSG-në.

Nga ana tjetër do të dalin në shitje dy futbollistë si mbrojtësi sllovak Milan Skriniar dhe sulmuesi francez Randal Kolo Muani.

Manchester United ka shfaqur interes për sulmuesin francez 26-vjeçar, por PSG nuk planifikon ta shesë atë me çmim të ulët.

Ndërkohë sa i përket mbrojtësit sllovak e ardhmja e tij mund të jetë sërish në Serie A, ku Juventus ka shprehur interesim për të.

Aktualisht, PSG është në vendin e parë në Ligue 1, por renditet e 25-ta në fazën e Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/

Read Previous

Sulmi terrorist në veri – Osmani takohet sot me krerët institucional të sigurisë

Read Next

Cole Palmer ka shkruar historinë në Ligën Premier pas dy golave ndaj Tottenhamit