Ditëve të fundit opinoni shqiptarë u trazua nga një problem në shkollën fillore ‘’Bashkimi’’ në Gostivar. Prindërit e nxënësve të kësaj shkolle bojkotuan mësimin pasi nuk donin që nxënësja me inicialet, Ë. A të mësojë me fëmijët e tyre, me pretekstin se vajza është agresive.
Nxënësja në fjalë është fëmijë me një kromozom më tepër apo siç quhet ndryshe sindromin doën e fatkeqësisht në shoqërinë tonë akoma ka stereotipe dhe paragjykime për personat me nevoja të veçanta.
Por cfarë mendojnë psikologët në lidhje me këtë cështje? Psikologia Edona Cana-Lipoveci, tregon më tepër për casjen që duhet të kemi me këta fëmijë dhe se duhet të jemi gjithmonë pozitiv ndaj tyre .
Vlen të theksohet që 11 nëna të fëmijëve kanë ngritur peticion tek drejtori i shkollës që fëmijët e tyre do të bojkotojnë mësimin nëse nxënsja me sindromen Down nuk hiqet dhe nuk mëson e izoluar, në një hapësirë të veçantë.
Një gjë e tillë sipas psikologes Cana-Lipoveci do të thotë se ne si shoqëri nuk jemi ende të gatshëm që të pranojmë dikë që është ndryshe dhe ne mund të luajm rol tejet të rëndësishëm për integrim të këtyrë fëmijëve në shoqëri në mënyrë që të kenë zhvillim dhe gjithpërfshirje shoqërore.
Reagimet për këtë rast kanë qenë të shumta të cilat e kanë kritikuar veprimin e prindërve dhe në të gjitha reagimet është thënë se nuk duhet të tolerohet që një gjë e tillë të ndodh në asnjë vend e aq më pak në institucionet që janë të thirrurra për edukimin dhe arsimimin e shoqërisë në përgjithësi.