Punëtorët e Ferronikelit sot protestojnë para Qeverisë

Punëtorët e fabrikës “Ferronikeli” në Komunën e Drenasit, sot do të protestojnë para Qeverisë.

Kështu kanë bërë të ditur përmes një njoftimi.

Kërkesa e tyre e vetme është kthimin në punë të mijëra punëtorëve të kompanisë.

“Kjo është protesta e dytë, pas asaj të 28 tetorit, që mbahet për të kërkuar nga Qeveria e Kosovës zgjidhje për kthimin në punë të mijëra punëtorëve të kompanisë, të cilët mbetën pa punë nga 8 tetori, kur u ndal prodhimi në “NewCo Ferronikeli” si pasojë e krizës energjetike”, thuhet në njoftim.

Protesta pritet të fillojë nga ora 12:00, njofton Telegrafi.

Read Previous

Xhaçka: Viktimat e aksidentit në Bullgari ishin shqiptarë nga Maqedonia e Veriut

Read Next

Kjo është makina më e shitur në Evropë