Punëtorët e KRM ” Çabrati” vazhdimisht në teren, lusin qytetarët për pastërti

Punëtorët e kompanisë së pastrimit “Çabrati” në Gjakovë janë vazhdimisht në teren. Shumë prej tyre mbartin vite të shumta punë në këtë kompani. Së fundmi ata mund t’i hasim kudo duke bërë prerjen pranverore të barit. Puna sipas  shumicës  prej tyre nuk është e rëndë, ata këtë e bëjnë me dëshirë, dhe kjo punë ju mundëson të mbajnë familjet e tyre.

E njëri prej tyre lutë qytetarët që të kenë kujdes ku i hudhin mbeturinat, pasi kjo ju shkakaton atyre ndryshim të planeve dhe shpesh nuk mund të jenë aty ku është e nevojshme.

Ata vazhdimisht punojnë që të parandalojnë përhapjen e shumë sëmundjeve të cilat i shkaktojnë mbeturinat, ambienti i pastër i cili mundësohet nga ta jo shpesh vlerësohet edhe pse nuk deshën ta cekin para kamerave, por prapa tyre ata thonë që meritojnë më shumë vlersim dhe rrespekt si nga institucionet ashtu edhe nga qytetarët.

Read Previous

Akrobatja Fiona Rushiti sfidon lartësitë në ambientet e kopshtit “Ujku Trump”

Read Next

Parashikimi i motit