Putin dhe kancelari austriak takohen sot në Moskë

Kancelari austriak Karl Nehammer do të takohet sot me Vladimir Putin, lideri i parë europian që takohet me presidentin rus që kur Rusia pushtoi Ukrainën në fund të shkurtit, sipas The Guardian.

Në një postim në Twitter, Nehammer tha se Austria ishte “ushtarakisht neutrale” por se kishte një “qëndrim të qartë ndaj luftës së Rusisë kundër Ukrainës”.

“Duhet të marrë fund! Ne kemi nevojë për hapjen e korridoreve humanitare, një armëpushim dhe një hetim të plotë të krimeve të luftës.”

Sipas agjencisë së lajmeve AFP, Nehammer pritet të diskutojë rreth krimeve të  dyshuara të luftës që ndodhën në Bucha.

Gjatë një vizitë në Ukrainë këtë fundjavë, Nehammer vizitoi Bucha.

/abcnews.al

Read Previous

​Kurti: Serbia bëri spastrim etnik administrativ të heshtur në Luginën e Preshevës

Read Next

​Osmani e kujton në 23 vjetorin e rënies: Heroi Agim Ramadani është simbol i lirisë, guximit dhe përbashkimit