Putin nxjerr dekretin për rritjen e numrit të ushtarëve rus në 1.5 milion

Presidenti rus, Vladimir Putin urdhëroi të hënën ushtrinë e vendit të rrisë numrin e trupave me 180 mijë në një total prej 1.5 milion, ndërsa aksioni ushtarak i Moskës në Ukrainë zvarritet për më shumë se dy vjet e gjysmë.

Dekreti presidencial, i publikuar në faqen zyrtare të qeverisë, do të hyjë në fuqi më 1 dhjetor, raporton euronews, transmeton Klankosova.tv.

Ai përcakton numrin e përgjithshëm të personelit ushtarak rus në afro 2.4 milionë – duke përfshirë 1.5 milion trupa – dhe urdhëron qeverinë të sigurojë fondet e nevojshme.

Në qershor, Putin tha se numri i trupave të përfshira në luftën e Rusisë në Ukrainë ishte gati 700 mijë, ose më shumë se gjysma e të gjithë ushtarëve aktivë./Klankosova.tv

Read Previous

Deputetët e Kosovës, pjesëmarrës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s

Read Next

Mbi 9 mijë vajza në Kosovë janë vaksinuar kundër kancerit të qafës së mitrës