Putin-ushtarëve: NATO, kërcënim për Rusinë, luftoni për ne!

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin tha se NATO është një kërcënim i qartë për Rusinë. Në fjalimin e mbajtur në Sheshin e Kuq, me rastin e Ditës së Fitores, Putin justifikoi edhe një herë pushtimin e Ukrainës.

“Në Kiev po flisnin për marrjen e armëve bërthamore dhe NATO nisi të eksploronte tokat pranë kufirit tonë. Ky ishte kërcënim i qartë për vendin tonë dhe kufijtë tanë. Gjithçka që po ndodhte ishte tregues se duhet të luftonim”, tha Putin.

Ai shtoi se i kërkoi Europës që të gjenin një kompromis të ndershëm, por askush nuk e dëgjoi. “Operacioni ushtarak në Ukrainë ishte vendimi i duhur dhe një masë e nevojshme që duhet të merrnim”.

Putin falënderoi veteranët rusë që kontribuuan në fitoren kundër Nazizmit në Luftën II Botërore, dhe përmendi me emër edhe vendet aleate të asaj periudhe, si SHBA, Britania e Madhe dhe Franca.

/A2news/

Read Previous

Zelensky: Ukraina do të fitojë kundër Rusisë, nuk do t’i japim askujt asnjë pjesë të tokës tonë

Read Next

Hovenier: SHBA-ja me rol kyç në dialogun Kosovë – Serbi