Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot është pyetur nga gazetarët mbi “progresin e dialogut”, por ai tha se me Serbinë ka marrëveshje dhe jo vetëm bisedime.
“Për besë, ne kemi marrëveshje tashmë, jo vetëm dialog”, tha Kurti shkurt derisa po dilte nga Biblioteka Kombëtare.
Mbi përparimin në dialog, Kurti dje ka folur me ndihmëssekretarin amerikan e Shtetit për Europën dhe Euroazinë, James O’Brien, dje në një takim në zyren e tij.
Ndërkaq, më 24 tetor në Bruksel do të zhvillohen takimet e radhës në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi në nivel të kryenegociatorëve nën ndërmjetësimin e emisarit të Bashkimit Europian, Miroslav Lajçak./21Media