Me 16 mars të vitit 2018 u vu gurthemeli për ndërtimin e qendrës së kulturës në fshatin Rogovë të Hasit.
Ky projekt ishte investim nga Ministria e Kulturës dhe kapte vlerën prej 1.2 milionë euro. Sot 4 vite pas shtëpia e kulturës është kështu, ende e pa përfunduar.
Të indinjuar për mos finalizimin e këtij projekti po shprehën banorët e kësaj ane. Muhamet Shala na tha se me padurim po e presin ndërtimin e këtij objekti i cili do ti ofroj rinisë hapësirën e nevojshme ku do t’i zhvillojnë aktivitetet e tyre kulturore.
Ndërkaq kujtojmë që nga Qeveria e Kosovës për vitin 2022 janë ndarë 250 mijë euro për finalizimin e këtij projekti.