Qeveria ndan mjetet financiare për policët që u përballën me COVID-19

Qeveria e Kosovës në mbledhje korresponduese\elektronike ka ndarë 8 milionë euro për pagat shtesë për mjekët, infermierët dhe stafin mbështetës.

Po ashtu në mbledhjen e sotme janë ndarë edhe mjetet financiare në shumë prej 1.6 milionë euro për zyrtarët policor aktiv të ekspozuar drejtpërdrejt ndaj pandemisë COVID-19.

“Edhe vendimi për zbatimin e masës nr. 16, të për Skemat Pensionale dhe Sociale, të Programit për Rimëkëmbjen Ekonomike, sipas vendimit Nr. 06/58 të datës 14.01.2021 ka marrë miratimin e Qeverisë në mbledhjen e sotme. Për këtë qëllim janë ndarë mjete në shumën prej 21 milionë euro. 7.5 milionë nga këto mjete do të ndahen për dyfishimin e pagesave për ndihmë sociale ndërsa 13.5 milionë për pagesën e shtesës prej 30 euro për skemat pensionale dhe sociale që marrin pagesa deri në 100 euro. Për të realizuar kompensimin për angazhimin e shtuar në terren të zyrtarëve policor aktiv të ekspozuar drejtpërdrejt ndaj pandemisë COVID-19, Qeveria në mbledhjen e sotme ka miratuar vendimin për ndarjen e mjeteve financiare në shumë prej 1.6 milion euro”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Qeveria në detyrë./KosovaPress

Read Previous

Ndahen 1 milion euro për komunat e prekura nga vërshimet

Read Next

​Mjekët, infermierët dhe stafi mbështetës do të marrin paga shtesë për tre muaj