Qeveria themelon Këshillin për 27-vjetorin e Epopesë së UÇK-së

Qeveria e Kosovës njoftoi se ka themeluar Këshillin Shtetëror për shënimin e 27-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Në këtë përbërje është ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, si kryesues Fadil Nura, kryetar i Komunës së Skenderajt, nënkryesues, Hajrulla Çeku, ministër i Kulturës, Elbert Krasniqi, ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, Bashkim Jashari, komandant i FSK-së, Gazmend Hoxha, drejtor i Policisë së Kosovës dhe një anëtar nga organizatat e dala nga lufta e UÇK-së.

Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur dje mbledhje elektronike, në të cilën ka themeluar Këshillin Shtetëror për shënimin e 27-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në këtë përbërje:

“Me këtë vendim, Zyra e Presidentes, Kuvendi i Kosovës dhe Asociacioni i Komunave të Kosovës ftohen ta dërgojnë nga një përfaqësues”, thuhet në njoftimin e Qeverisë. /Koha.net/

Read Previous

Suedia mbështet Presidencën e Kosovës me ekspertizë profesionale

Read Next

Rusia nuk do të pranohet prapë në G7, thotë ministri gjerman