QKUK: Për tre muaj u trajtuan 291 raste të sulmit në tru

Për tre muajt e parë të vitit 2022, Klinika e Neurologjisë e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës trajtoi 291 raste të sulmit në tru.

“Në total, klinika për këtë periudhë kohore ka trajtuar 456 pacientë të shtrirë, me 3984 ditë shërimi, po ashtu janë kryer 3208 vizita ambulantore dhe 1403 vizita konsultative emergjente.

Stafi i klinikës ka kryer 917 EEG dhe 494 EMNG,  39 raste me Sklerozë Multiple, 650 raste të epilepsisë, 68 raste neuro-psikologjike dhe shumë  shërbime të tjera mjekësore neurologjike për pacientë të spitalizuar dhe ata ambulantor”, thuhet në njoftim.

/GazetaExpress/

Read Previous

Konfirmohet rasti i parë i gripit të shpendëve te njeriu

Read Next

Në shënim të Ditës së personave të pagjetur, kërkohet zbardhja e fatit të mbi 1600 të pagjeturve