Qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë pa viza drejt Izrael nga 5 maji

Ambasadorja e Izraelit në Republikën e Kosovës, Tamar Ziv, përmes një postimi në platformën “X”, theksoi se ka kënaqësinë të njoftojë se marrëveshja për heqjen e vizave u ratifikua në përvjetorin e katërt të marrëdhënieve diplomatike Izrael-Kosovë.

“Në javën kur shënojmë 4 vjet marrëdhënie diplomatike midis dy shteteve, Izraeli dhe Kosova ratifikuan marrëveshjen për heqjen e vizave. 

Që nga 5 maji 2025, qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë në Izrael si turistë pa pasur nevojë për vizë”, ka shkruar Tamar Ziv në rrjetet sociale./rtklive

Read Previous

Arrestohet një person në Gjakovë pasi gjuajti me armë

Read Next

Shërbimi postar i SHBA-së pezullon pranimin e dërgesave nga Kina dhe Hong Kongu