“Qytetarët nuk janë bankomat” – Nis protesta e paralajmëruar kundër shtrenjtimit të energjisë elektike

Foto: Driton Paçarada

Pak pas mbledhjes së Zyrës së Rregullatorit për Energji, ku u miratua propozimi për shtrenjtimin e çmimit të rrymës, ka nisur protesta e paralajmëruar nga iniciativa “Asnjë cent më shumë” në Prishtinë.

Disa qytetarë, të cilët mbajnë pankarta në duar, janë mbledhur në sheshin “Zahir Pajaziti” në kryeqytet.

“Stop vjedhjes me tarifa”, “Fatura jonë, pasuria juaj”, “Nuk paguajmë për dështimet tuaja”, “Qytetarët nuk janë bankomat”, ishin disa nga pankartat që qytetarët po mbajnë në duar.

Ndërkohë, ZRRE-ja, edhe pse nuk e bëri publike përqindjen e saktë të rritjes, Radio Evropa e Lirë raportoi me burime të brendshme se rritja mund të arrijë deri në 16 për qind.

ZRRE-ja tha se do të njoftojë për përqindjen e rritjes së çmimit të rrymës në ditët në vijim. /GazetaSinjali/

Read Previous

Presidenti Begaj nderohet me çmimin “Honoris Causa”

Read Next

Pezullimi i tarifave, Macron: Sinjal për negociata, por kjo nuk i zgjidh problemet