Radhë të gjata për një vulë apostile para MPJD-së, s’respektohen masat anti-Covid

Para Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) janë mbledhur një numër i madh i qytetarëve të cilët kanë pritur për tu pajisur me një vulë apostile.

Edhe pse në kohë pandemisë, shumë qytetarë nuk ishin ta pajisur me maska, por as nuk respektohen distanca.

Ismet Makolli nga Drenasi, tha se ky grumbull qytetarësh u bë pasiqë u lajmëruan se ka një rënie të sistemit.

“Që një muaj po pres për një vulë. Tash më ikë termini në ambasadë. Edhe sot prej mëngjesit jam këtu”.

Kurse Isa Baftiu thënë se po pret që dy orë për ta siguruar vulën apostile para MPJD-së./Ekonomiaonline

Read Previous

India identifikon variant të ri të koronavirusit

Read Next

Ushqimet që nuk duhet t’i ngrohni në mikrovalë