Rahoveci – Ponte, përballja e liderëve të Superligës

Xhiroja e 18-të e Superligës së basketbollit sjell sot ndeshjen derbi në mes dy skuadrave kryesuese në ligën elitare.

Superliga e Kosovës në basketboll vazhdon sot me dy ndeshjet tjera të xhiros së 18-të.

Dje, Golden Eagle Ylli e mposhti Sigal Prishtinën në kryeqytet, ndërsa Peja ishte bindshëm më e mirë se Bashkimi.

Sot do të luhet dueli kryesor i kësaj xhiroje në mes të Rahovecit dhe Ponte Prizrenit.

Të dyja skuadrat janë në krye të tabelës me nga 29 pikë, respektivisht me nga 12 fitore dhe 5 humbje.

Prandaj, ky konsiderohet një super-duel, derisa skuadra fituese do të shkëputet në krye të tabelës.

Një tjetër ballafaqim interesant sot pritet të jetë edhe Vëllaznimi – Trepça.
Këto ekipe i kanë nga 4 fitore dhe nga 13 humbje dhe synojnë të mbesin në elitë.Kështu që, fitorja për to në këtë ndeshje do të jetë e domosdoshme./EkonomiaOnline

Read Previous

Singapor, arrestohet një 16 vjeçar planifikonte sulm në dy xhami

Read Next

​Promovohet pulla postare “Heronjtë mantel-bardhë”