“Raketa” e Xhakës vulos ndeshjen, Arsenali mposht Manchester United

LONDON, ENGLAND – APRIL 23: Granit Xhaka of Arsenal celebrates after scoring their side’s third goal during the Premier League match between Arsenal and Manchester United at Emirates Stadium on April 23, 2022 in London, England. (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)

Arsenal ka arritur të fitojë bindshëm në “Emirates” me rezultatin 3-1 ndaj Manchester United.

Topçinjtë e Artetës kaluan në avantazh në minutën e tretë të lojës, ku Tavers zhbllokoi shifrat. Në minutën e 28-të, Nketiah dyfishoi shifrat por VAR ndërhyri duke dhënë pozicion jashtë loje.

Por pak më vonë, në minutën e 32-të, Saka realizoi golin e dytë nga pika e bardhë e penalltisë. Ndërsa dy minuta më pas, C.Ronaldo realizoi një gol nga një aksion tepër i bukur.

Të dyja ekipet patën disa raste dhe është një ndeshje tepër sfiduese, me të dyja palët që kërkojnë fitoren.

Pjesa e dytë dukej sikur nisi në favorin e United pasi ata fituan një penallti, porn ë minutën e 57-të, Bruno Fernandes gaboi mundësinë e artë. Në minutën e 61-të, Cristiano Ronaldo shënoi por gjyqtari akordoi pozicion jashtë loje.

Qershia mbi tortë erdhi në minutën e 70-të, ku Granit Xhaka lëshoi një “raketë” nga distanca duke vulosur shifrat në 3-1.

Me këtë rezultat Arsenali ngjitet në vendin e katërt me kuotën e 60-të pikëve, ndërsa Manchester United në vendin e gjashtë me 54 pikë, ku duket qartë rrezikimi për most ë prekur zonën Champions.

/h.ll/abcnews.al

Read Previous

Gazeta gjermane FAZ: Kosova së shpejti mund të jetë anëtari më i ri i Këshillit të Evropës

Read Next

Çmimi i Mitingut të Poezisë “Yllka Domi’ këtë vit i takon autores Elona Pozhegu