Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama thotë se Shqipëria ka një dritare të hapur për në BE, të cilën nuk mundet dhe nuk duhet ta humbë.
Gjatë fjalës së tij në Grupin Parlamentar socialist, Rama u shpreh se qeveria ka dakordësuar me BE një kalendar të negociatave, që është i paprecedentë në historinë e integrimit,
“Për herë të parë, qysh se unë jam në krye të PS, dhe në krye të qeverisë, është hapur një dritate në marrëdhëniet e Shqipërisë me BE. Dëshira jonë dhe amnicia shqiptare, përputhet me dëshirën dhe ambicien e BE, për të përfshirë në familjen e vet Shqipërinë. Kjo nuk është dritare e hapur përgjithmonë, është e hapur në këtë kontekst, që mund të ndryshojë më herët sesa vonë. Mundësia që marrëdhëniet tona me BE, të kthehen përsëri, që i keni bërë përparimet por duhet të bëni akoma, është një mundësi që nuk është përjashtuar. Sot për sot, është e lënë mënjanë, sepse interesi i BE, Europës, për t’u forcuar në të gjitha drejtimet, dhe për të parë procesin e zgjerimit, si një nga drejtimet e forcimit të vet, është më i madh se çdo gjë tjetër. Kjo është dritarja e hapur që ne nuk duhet ta lejojmë që ta humbur si mundësi. Kemi dakordësuar me BE një kalendar të negociatave, që është i paprecedentë në historinë e integrimit”, theksoi ai./abcnews.al