Kryeministri Edi Rama thotë se sipërmarrjet kanë përfituar një sërë lehtësirash me politikat e ndërmarra por shtoi se ata vazhdojnë të mos i paguajnë detyrimet bazë si sigurimet shoqërore. Në një takim me strukturat tatimore, kreu i qeverisë shtoi se sipërmarrjet po grabisin duke mos deklaruar pagat reale.
“Nuk ka diskutim që kemi bërë mirë me këto masa se i kemi dhënë frymëmarrje sipërmarrjes, dhe kjo është frymëmarrje e ekonomisë, por problem është që jemi sot në kushtet kur kemi një tjetër ¼ që është e buxhetit që shkon për pensionet. Dhe na mungon kontributi i sipërmarrjes, ligjor i detyruar i sipërmarrjes në këtë. Si do t’i bashkojmë këto të dyja që edhe i është dhënë sipërmarrjes e gjithë kjo hapësirë lehtësie që s’e ka asnjë në rajon, edhe sipërmarrja vjedh pensionistët.
Më falni për fjalën, por nuk di ca emir t’i vë tjetër, grabit pensionistët duke mos paguar detyrimet bazë. Nëse do të vazhdonim mbi taksën e sheshtë do të kishim më shumë të ardhura, por do të merrnim më shumë nga xhepi i punëmarrësve. Ne e hoqëm taksën e sheshtë, e bëmë progresive dhe kemi hequr dorë nga jo pak, po nga një shumë e konsiderueshme që ia kemi lënë mësuesve, infermierëve, punonjësve në të gjitha hallkat ekonomikë.
Si t’ia bëjmë kur për 17 sektorë të ekonomisë, janë 156 mijë të punësuar që deklarohen me pagë 50 mijë lekë të reja, sepse është përjashtuar nga taksimi dhe që duke i parë sektorët me radhë nuk ka asnjë logjikë që ta thotë që duhet ta gëlltisësh këtë gjë se janë paga të gënjeshtërta. Mirëpo nga kjo gënjeshtër dhe nga kjo qasje kriminale ndaj pensionistëve ne kemi gropë të madhe, të cilën e kompensojmë sot që flasim, duke vendosur gjysmë miliardë euro për të plotësuar pensionet se pa to pensionet nuk mund të jepen në nivelin që janë sot.”, u shpreh Rama.
“Si mund ne të vazhdojmë, ndërkohë që këtu Shqipëria është në invazion nga turistët e huaj, ne të jemi vendi që ka më pak akomodim për numër se turistë. Mua nuk më figuron që rrugët e Shqipërisë janë me turistë të huaj që flen jashtë. Unë vetë nuk i kam parë. Por ku flet këta? Nuk figurojnë as në hotele dhe as në shtëpitë që japin këta. Prandaj një gjë dua të përcjellë një mesazh, nuk duam të bëjmë një operacion represiv, por sipërmarrja ta marr mesazhin shumë qartë. Po të shohim sa janë rritur fondet, Shqipëri ka bërë shumë progres dhe nga kjo rritje ekonomike po përfitoni ju të parët. Po përfitojnë patjetër, po përfitojnë të gjithë nga investimet që po bën shteti, por nuk po përfitojnë pensionistet që kanë dhënë kotributet.
Ne do të bëjmë tonën padiskutim, njëra që të ndajmë buxhet më shumë për pensionistet dhe tjetra do paguajmë takstat. Është vetëm transferim, çdo firmë për sigurimet shoqërore tregon që një x pensionist do të marrë pensionin e vetë, sepse punonjësja x pagoi detyrimet shoqërore. Ndërtuesit që do të deklarojnë 60 mijë lekë pagë që nuk ekziston fare, ju premtoj që do të kthehet mbrapsht deklarimi. Nëse nuk e reflektojmë këtë gjë, do të përballeni me të njëjtën situatë që u përballën hajdutët e energjisë elektrike. Kështu që merreni seriozisht se deklarimi i pagës do të jetë serioz.
Megjithatë, ne jemi duke studiuar dhe mundësinë, si vendet nordike që ta shohim mundësinë se kush paguan se çfarë, publikisht. Nuk janë fare kërcënime dhe presione, janë thjesht transparencë për ti dhënë përgjigje pensionistëve se çfarë do të bëhet me ta. Besoj që do i japim përgjigjen që ata presin, duke filluar nga ky fundvit, ku bonusi do të ndryshojë si strukturë dhe do u japim atë që i takon”. /abcnews.al