Rama: Tuneli i Llogorasë hapet në 5 korrik

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dhënë sot lajmin e mirë se tuneli i Llogarasë do të inaugurohet në 5 korrik.

Kreu i qeverisë ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga punimet në kantierin e Llogarasë ku vijon puna me intensitet të lartë për finalizimin e tij.

Tuneli i Llogarasë hap një portë të re në jug të vendit, synon ta kthejë jugun e Shqipërinë në një atraksion turistik jo vetëm për vendin, por për të gjithë rajonin dhe pse jo edhe për Mesdheun.

Gjithashtu ky akse i rëndësishëm rrugor pritet që të shkurtojë distancën nga Dukati në Palasë nga 30 minuta në vetëm 7 minuta dhe do të ketë një gjatësi prej 5.9 kilometrash.

Nga pamjet e publikuara vihet re se ka përfunduar së instaluari sistemi i drenazhimit, ndriçimit, ventilimit dhe mbrojtjes kundër zjarrit dhe tymrave.

Tuneli i Llogarasë lidh Urën e Shën Elizës me atë të Palasës me një gjatësi prej 5.9 km si dhe do të lidhet në hyrje dhe dalje të tij me dy ura 110 dhe 40 metra.

Me vlerë investimi rreth 142 milionë euro ky investim do të ketë impakt të drejtpërdrejtë në gjithë ekonominë e vendit.

Gjithashtu tuneli është i pajisur në secilën anë me trotuare  si dhe me një sistem të kullimit të urave nëntokësore dhe atyre sipërfaqësore.

Përgjatë tunelit të trafikut ka 11 kalime lidhëse tërthore me tunelin e emergjencës, 5 janë për mjetet dhe 6 për këmbësorët. /RTSH/

Read Previous

Si krahasohet raketahedhësi i ri i NATO-s me HIMARS-in amerikan që i është dhënë Ukrainës?

Read Next

ATK: Taksitë të pajisen me sistem fiskal të veçantë