Numri i të infektuarëve me Covid-19 po rritet dita- ditës në mbarë vendin.
Ministri në detyrë i shëndetësisë Armend Zemaj, ka paralajmëruar shtrëngim të masave në rast se vazhdon trend i tillë i rritjes së rasteve pozitive.
Një gjë e tillë padyshim do të ndikojë edhe në procesin mësimor në mbarë Kosovën.
Ministri në detyrë i arsimit Ramë Likaj, në një prononcim ekskluziv për Syri tregon planin e ministrisë për ditët në vijim.
Vlen të theksohet se në shkollat e mesme të komunës së Gjakovës po vazhdon testimi për Covid- 19 tek të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit.