Një nga zhgënjimet e këtij sezoni është edhe Aaron Ramsey. Uellsiani nuk ka bindur në pozicionin e ri si mesfushor i majtë dhe mbi të gjitha, dëmtimet nuk e kanë lënë të qetë.
Rroga e tij prej 7 milionë euro bën që bardhezinjtë të shpresojnë në largimin e tij në fund të këtij sezoni.
Sipas ‘todofichajes.net’, ai është pikërisht një nga të sakrifikueshmit e këtij sezoni pas ardhjes me parametër 0 nga Arsenal.
Ai mund të rikthehet në Premier League, kësaj here tek Liverpool. Bardhezinjtë shpresojnë të përfitojnë rreth 15 milionë euro nga shitja e tij.
Liverpool duket i gatshëm ta nënshkruajë uellsianin por për shifra më modeste. Bardhezinjtë mund të detyrohen të pranojnë edhe këtë opsion duke qënë se Ramsey peshon në bilanc por jo në fushë.