Raportet kufitare nga Ukraina konfirmojnë se ndihma amerikane në vend është ndërprerë, ka thënë kryeministri polak Donald Tusk.
Tusk tha në një konferencë shtypi përpara takimit javor të qeverisë në Varshavë se informacioni ishte marrë si nga kufiri ashtu edhe nga qendra ndërkombëtare për furnizimet në Ukrainë në aeroportin Jasionka pranë qytetit të Rzeszoë, Polonia juglindore, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.
“Sot u u bë i ditur një vendim për pezullimin e ndihmës amerikane për Ukrainën dhe për fillimin e mundshëm të heqjes së sanksioneve ndaj Rusisë”, tha Tusk.
“Nuk kemi arsye sot të mendojmë se janë vetëm fjalë. Raportet që vijnë nga kufiri, edhe nga qendra jonë në Jasionkë, konfirmojnë njoftimet e palës amerikane. Situata është e rëndë. Nuk kam nevojë të bind askënd që kërkon përqendrim të veçantë nga qeveria”, u tha ai ministrave.